Vuçiç: Jam i gatshëm për bisedime me politikanët e Kosovës
Beograd, 13 gusht - Kryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë sot se është i gatshëm për nisjen e dialogut politik me zyrtarët kosovar.
Një gjë të tillë, kreu i qeverisë serbe e ka thënë gjatë një konference për mediat që mbajti në ndërtesën e qeverisë në Beograd.
Ai tha se është i gatshëm të ulet në bisedime në Bruksel me palën kosovare.
Vuçiç ka vlerësuar se është jo e drejtë të thuhet se pala serbe nuk i ka implementuar marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Kreu i qeverisë serbe së fundmi ka thënë se është i zënë me vizita, pasi do të takojë më 28 gusht Angela Merkelin, ndërsa do të ketë dhe një tjetër takim më 10 shtator në Kinë.
Vuçiç paralajmëroi se në mbledhjen e OKB-së ku do të diskutohet raporti mbi Kosovën, Serbia do të përfaqësohet nga presidenti i vendit, Tomislav Nikoliç