Vuçiç falenderon Izraelin që nuk e ka njohur Kosovën
Kryeministri Vuçiq dhe Liberman, sipas mediave serbe, kanë shkëmbyer mendime mbi bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes dy vendeve, si dhe për situatën në Ballkanin Perëndimor.
Me këtë rast, Vuçiç e ka falenderuar ministrin izraelit për mbështetjen që Izraeli ka dhënë në \"ruajtjen territoriale të Republikës së Serbisë\".
Kryeministri Vuçiq, pasdite do të takohet edhe me ish presidentin e Izraelit, Shimon Peres, në Tel Aviv, duke i dhënë fund vizitës dy-ditore në Izrael.