Vuçiç: BE nuk ka kërkuar që ta njohim Kosovën
Beograd, 11 dhjetor - Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq tashmë ka filluar tiu tregoj serbëve që vetëm atij duhet besuar, edhe nëse në pyetje janë deklaratat e personave të tjerë.
Pas deklarimeve të Komisionarit evropian për zgjerim për kushtëzimin e anëtarësimit të Serbisë në BE me Kosovën, deklarime krejt të ndryshme kanë bërë presidenti serb, Tomislav Nikoliq me deklarimet e kryeministrit serb, Aleksander Vuçiq.
Nikoliq kishte thënë se ajo deklaratë nënkupton që Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën, ndërsa Vuçiq nuk ishte pajtuar duke thënë se Serbia edhe do ec drejt BE-së, por edhe do luftojë për ruajtjen e Kosovës.
Secili prej nesh ka biseduar me Hahn-in ndaras...E kuptoj atë që ka mundur ta kuptojë Nikoliqi, mirëpo unë atë deklaratë e shoh nga një prizëm tjetër edhe pse unë nuk hezitojë që tia them popullit të vërtetën.\"
\"A ka dëshirë dikush që Serbia ta njoh Kosovën është çështje tjetër, dhe është diçka tjetër nëse dikush e kërkon prej nesh këtë. Unë atë deklaratë nuk e kam kuptuar si qëndrim zyrtar, ka thënë Vuçiq.