11 Janar 2025

Vritet në Siri një prej drejtuesve të lartë të PKK-së

Ankara, 10 korrik - Halid el Hasekavi, zëdhënësi i Brigadave Tel Hamis që luftojnë kundër regjimit në Siri, deklaroi se është vrarë duke u hedhur në erë me automjetin Fehman Hüseyin, një prej drejtuesve të lartë të organizatës terroriste PKK.

Hasekavi ka deklaruar për gazetarin e AA-së se Fehman Hüseyin një prej drejtuesve të lartë të organizatës terroriste PKK që njihet me emrin e koduar \"Bahoz Erdal\" ka qenë në objektiv mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.30 teksa udhëtonte nga rajoni Himo për në Kamishli në Siri.

Ai ka vënë në dukje se bashkë me Fehman janë vrarë të paktën 8 persona në automjet duke përfshirë edhe truprojat e tij, dhe duke e cilësuar si \"lajm të mirë\" për popullin e Sirisë dhe të Turqisë ai ka pohuar se ky operacion është ndërmarrë pas një ndjekjeje të gjatë.

Duke theksuar se organizata terroriste PKK është okupatore në territoret e Sirisë, Hasekavi tha se \"Këtë operacion të kryer kundër këtij drejtuesi të lartë të PKK-së e cila është një prej mbështetësve më të mëdha të regjimit të Asadit ia dedikojmë dëshmorëve, veteranëve të Sirisë dhe të gjithë popullit të nderuar sirian që është torturuar në burgjet e Sirisë.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)