Vriten gjashtë ushtarë të Ukrainës
Kiev, 16 janar - Autoritetet e Ukrainës kanë bërë të ditur se gjashtë ushtarë janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur, në përleshje me separatistët pro-rusë në lindje.
Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë se rebelët kanë përdorur artilerinë, tanket dhe mortajat në ofensivë. Ai ka hedhur poshtë pohimet e separatistëve se ata kontrollojnë aeroportin e Donjeckut. Luftimet vijnë me gjithë marrëveshjen për arëmpushim midis Qeverisë në Ukrainë dhe forcave rebele, të arritur në muajin shtator në Minsk.(rel)