Vriten 280 terroristë të ISIS në Irak
Bagdad, 14 janar - Qindra pjesëtarë të grupit terrorist ISIS janë vrarë në rajonin Sanxhar në veri të Irakut.
Mediat irakiane të martën kanë njoftuar se gjatë operacioneve të përbashkëta të ushtrisë dhe forcave vullnetare të Irakut në rajonin Sanxhar të këtij vendi, janë vrarë 280 terroristë të ISIS.
Mediat irakiane gjithashtu kanë njoftuar se në ditët e kaluara luftime të ashpra janë zhvilluar edhe në qytetin Mosul dhe forcat vullnetare kanë çliruar rajonin Al-Askeri në perëndim të Mosulit.