Vriten 16 ushtarë turq
Ankara, 7 shtator - Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turqisë ka njoftuar se në sulmin terrorist të ndërmarrë në rajonin Dağlıca të komunës Yüksekova në qytetin Hakkari 16 ushtarë kanë rënë dëshmorë dhe 6 të tjerë janë plagosur.
Në faqen e internetit të Shtabit të Përgjithshëm është dhënë informacion në lidhje me sulmin terrorist në rajonin Dağlıca. Duke u vënë në dukje se si pasojë e shpërthimit të bombave artizanale të vendosura nëpër rrugë më parë nga anëtarët e organizatës terroriste separatiste, gjatë një operacioni të ndërmarrë për hapjen e rrugës Dağlıca-Yüksekova u dëmtuan rëndë 2 mjete të blinduara jepet informacioni se \"16 ushtarë trima që ndodheshin në mjete ranë dëshmorë, ndërsa 6 trima të tjerë u plagosën pa rrezik për jetën, të cilët tashmë janë nën mjekim\".
Në deklaratën ku vihet në dukje se pas sulmit në rajon u ndërmor me vendosmëri një ofensivë nga toka dhe ajri u theksua gjithashtu se; \"Në kuadër të eliminimit të objektivave të përcaktuara të terroristëve në rajon dhe për vazhdimësinë e ofensivës në siguri sot në orën 09.00 me 3 avionë F-4 dhe 4 avionë F-16 u mbajtën nën zjarr 23 objektiva (6 shpella, 2 depo, 3 vende strehimi dhe 12 pozicione kundër-ajrorësh) të cilat ishin nën përdorimin e organizatës terroriste.
Shprehim ngushëllimet tona të thella për martirët tanë të dashur që humbën jetën në këtë sulm mizor. Gjithashtu shprehim ngushëllimet edhe për familjarët e martirëve si dhe i urojmë shërim të shpejtë trimave tanë që u plagosën në këtë sulm theksohet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm.