Vriten 150 civilë në Nigeri
Dëshmitarët kanë treguar se persona të armatosur kanë sulmuar fshatin Kukawa, në afërsi të liqenit Chad, duke vrarë 97 veta, përfshirë gra dhe fëmijë.
Ndërkohë, një ditë më parë, militantët lanë të vdekur 48 meshkuj të cilët kishin përfunduar faljen e namazit në dy fshatra në afërsi të qytetit Monguno.
Militantët mësohet se në këtë sulm kanë kursyer gratë dhe fëmijët. Sipas të dhënave të Amnesty Intrnational, thuhet se që nga viti 2009, kur Boko Haram doli në skenë, janë vrarë të paktën 17 mijë veta, shumica prej tyre të pafajshëm.