Vladimir Putin është i korruptuar
Washington, 29 janar - Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se vlerësimi i zyrtarit të Thesarit amerikan se presidenti rus, Vladimir Putin, është i korruptuar, reflekton edhe pikëpamjet e administratës së presidnetit Barack Obama.
Adam Szubin, ushtrues i detyrës së sekretarit të Thesarit për terrorizëm dhe krime financiare, ka thënë në një intervistë për BBC-në më 26 janar se Putin është pasqyrë e korrupsionit i pasuruar në mënyrë sekrete, i korruptuar dhe i fokusuar në pasurimin e miqve të tij dhe aleatëve politikë.
Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, është përgjigjur me zemërim ndaj komenteve të Szubinit, duke i cilësuar ato si akuzë zyrtare dhe gënjeshtër.
Putin vazhdimisht ka thënë se raportet e mediave për pasurinë e tij të madhe, përfshirë edhe raportet se ai është personi më i pasur në botë, janë të pakuptimta.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër biznesmenëve rusë, besnikë ndaj Putinit, për të bërë presion mbi Kremlinin, për shkak të aneksimit që i ka bërë Krimesë dhe mbështetjes së vazhdueshme për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.