09 Janar 2025

“Vetëvendosje” mbështet shqiptarët e Luginës së Preshevës

Prishtinë, 3 mars - Lëvizja ”Vetëvendosje” e përkrah Deklaratën Politike të miratuar nga 66 këshilltarët shqiptarë nga të tria komunat e Luginës së Preshevës, përmes së cilës konfirmohet vullneti politik i shqiptarëve të kësaj lugine për t’u bashkuar me Kosovën.


“Qeveria e Serbisë në mënyrë sistematike po u shkakton padrejtësi shqiptarëve në aspektin politik, socio-ekonomik e kulturor. Shqiptarët atje janë popullsi autoktone dhe përtej tyre në Serbi shtrihen trevat e ish Sanxhakut të Nishit (Toplicës) prej nga u dëbuan mbi 700 fshatra shqiptare përgjatë gjenocidit të kryer ndaj tyre në fund të shekullit XIX”, theksohet në kumtesën e ”Vetëvendosjes”.

Mospërfillja dhe neglizhenca nga qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë, për gjendjen e rëndë të shqiptarëve të Preshevës, Bujanoc e Medvegjë, për VV-në është fyese dhe e papranueshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)