Veseli vazhdon vizitën në Amerikën Latine
Panama, 22 mars - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se vitin e ardhshëm Kosova të jetë vendi mikpritës i një samiti të nivelit të lartë mes Amerikës Latine, vendeve të Karaibeve dhe vendeve të Ballkanit
Ai gjatë ndjekjes së punimeve të asamblesë parlamentare Evropiano-Amerikanolatine (EUROLAT) ka pasur mundësi që të bisedojë për Kosovën. \"Përveç iniciativës për të ndërtuar një grup parlamentar miqësor të deputetëve të vendeve të Amerikolatine dhe atyre të Kuvendit të Kosovës arritja më e madhe gjatë vizitës sime ishte projekti i organizimit në Prishtinë të një takimi të rëndësishëm mes ministrave të jashtëm dhe kryeparlamentarëve të kësaj zone me homologët e tyre të Ballkanit.
U dakorduam që vitin e ardhshëm Kosova të jetë vendi mikpritës i një samiti të nivelit të lartë mes Amerikës Latine, vendeve të Karaibeve dhe vendeve të Ballkanit dhe diskutuam për hapat që duhen ndërmarrë për ta bërë këtë aktivitet të mundur\", ka theksuar Veseli.