Veseli takoi ministrin e jashtëm gjerman, Steinmeier
Berlin, 15 mars - Gjatë ditës së sotme, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, vazhduan punimet e Konferencës ndërkombëtare mbi luftën kundër antisemitizmit.
Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi ministrin gjerman të Punëve të jashtme, Frank Walter Steinmeier.
Kryetari Veseli falënderoi ministrin Steinmeier për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pasur nga politika e jashtme gjermane.