Vdes djali i zëvendëspresidentit Xho Baiden
Washington, 31 maj - Zëvendëspresidenti amerikan Xho Baiden ka deklaruar se djali i tij, Beau, ka vdekur nga kanceri në tru.
46-vjeçari u shtrua në në qendrën mjekësore të ushtrisë në Uashington në fillim të këtij muaji, por nuk ia ka dalë dot.
Ish-prokurori i përgjithshëm i Delaware, Beau shihej si një politikan në rritje në Amerikë, por problemet shëndetësore të viteve të fundit bën që figura e tij të tkurrej.
Ai do të kandidonte për guvernator të shtetit Delaware në zgjedhjet e vitit 2016.
Presidenti amerikan Barak Obama i shprehu ngushëllime publikisht familjes së Bajdenit.
Misheli dhe unë jemi shumë të brengosur. Beau ishte një njeri i mirë dhe me zemër të madhe, me devotshmëri katolike dhe thellësisht besnik, i cili ua ndryshonte jetën çdo personi që prekte. Ai do të jetojë në zemrat tona, tha Obama në një deklaratë.