09 Janar 2025

Vazhdon vala e emigrantëve nga Afrika në Evropë

Romë, 28 janar - Roja bregdetare e Italisë ka njoftuar se shpëtoi nga mbytja rreth 1.000 emigrantë në detin Mesdhe, ndërsa një person u gjet i vdekur.

Zyrtarët thonë se emigrantët u gjetën në nëntë varka të ndryshme - gjashtë prej gome dhe tre prej druri - dhe u shpëtuan në operacionet e rojes bregdetare gjatë gjithë ditës së djeshme. Ata thonë se trupi pa jetë u gjet në një prej gomoneve.

Roja bregdetare tha se emigrantët po transferohen në brigjet siciliane, por nuk dha detaje në lidhje me kombësitë e tyre.

Shumica e migrantëve nga Libia në Itali vijnë nga Afrika apo Lindja e Mesme, dhe zakonisht paguajnë kontrabandistët për kalimin e detit.

Më shumë se 180,000 emigrantë mbërritën në Itali vitin e kaluar, një numër rekord. Kombet e Bashkuara thotë se më shumë se 5,000 njerëz vdiqën vitin e kaluar duke u përpjekur për të kaluar Mesdheun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)