Vazhdon takimi mes Mustafës dhe Vuçiqit
Bruksel, 10 shkurt - Ende nuk ka përfunduar takimi në Bruksel, mes kryeministrit Isa Mustafa dhe atij serb Aleksandër Vuçiq, nën ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Takimi mes tyre në Bruksel ka filluar në orën 21, pra rreth katër orë më parë.
Pala kosovare ka paralajmëruar se do të insistoj që në këtë takim të bisedohet edhe për kodin telefonik si dhe për drejtësinë në veri.
Ndërsa, pala serbe ka insistuar se do të flasin për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.
/Zëri/