Vazhdon operacioni për kapjen e të dyshuarve në Francë
Paris, 9 janar - Operacioni policor në verilindje të Parisit është duke vazhduar me qëllim të kapjes së dy të dyshuarve kryesorë për sulmin ndaj revistës satirike, Charlie Hebdo.
Policia është në kërkim në zonat në afërsi të qytetit Villers-Cotterets, ku gjatë të enjtes dy sulmuesit e dyshuar, dyshohet se e kanë grabitur një pompë të gazit.
Franca gjatë të enjtes ka qenë në zi kombëtare për nderë të 12 të vrarëve më datën 7 janar në zyrat e revistës javore franceze.
Nëntë persona janë arrestuar deri më tani ndërsa kërkimet më të mëdha po bëhen për kapjen e dy vëllezërve Kouachi, Cherif Kouachi, 32 vjeçar, i dënuar në vitin 2008 për përfshirje në një rrjet që rekrutonte luftëtarë për në Irak dhe vëllain e tij Said, 34 vjeçar.
Gjatë sulmit në revistën, sulmuesit kanë thënë se po hakmerren për profetin.
Manifestime të qeta për nderimin e viktimave kanë vazhduar edhe mbrëmë në Francë.