12 Janar 2025

Vazhdon dialogu Kosovë-Serbi për disa fusha

Bruksel, 22 qershor - Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, është duke qëndruar në Bruksel me ç ‘rast po udhëheqë grupet punuese në kuadër të dialogut të Brukselit që po zhvillohen në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian për energjinë, telekomin, barrikadën mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë dhe asociacionin.

Delegacioni i Republikës së Kosovës për çështjen e asociacionit udhëhiqet nga ministrja Edita Tahiri dhe ka në përbërje: Blerim Shala, koordinator politik i dialogut, Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Tahiri dhe koordinator i çështjes, Besnik Osmani, sekretar i përgjithshëm i MAPL-së si dhe Agron Maxhuni dhe Rozafë Ukimeraj nga MAPL.

Në takimin e grupit punues për zbatimin e marrëveshjes së telekomit janë edhe Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres dhe koordinator i çështjes, Ekrem Hoxha, koordinator i grupit të ekspertëve dhe kryetar i Bordit i ARKEP-it, Ilir Imeri, shef i departamentit të komunikimeve elektronike në ARKEP dhe Mehdi Latifaj, drejtor teknik në PTK. Ndërsa në grupin për energjinë është Naim Bejtullahu, kryeshef i KOSTT-it.

Kurse në grupin punues për urën e Mitrovicës janë: Elona Cecelia, këshilltare politike e ministres dhe koordinatore e çështjes, Arben Çitaku, sekretar i përgjithshëm i MMPH-së, Agim Bahtiri, kryetar i komunës jugore të Mitrovicës dhe Rashit Qalaj, drejtor i operatives në Policinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)