13 Janar 2025

Vazhdojnë takimet mes Parlamentit Evropian dhe Kosovës

Strasburg, 30 prill - Sot në Strasburg zhvillon punimet sesioni i dytë i Takimit të shtatë ndërparlamentar Parlamenti Evropian - Kosova, në të cilin po marrin pjesë eurodeputetë dhe një delegacion i gjerë nga Kosova, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në ditën e dytë të takimit, kreu i Kuvendit të Kosovës, Veseli, do të flasë për bashkëpunimin rajonal, ndërsa për progresin e Kosovës drejt integrimit Evropian do të flasin nënkryetarja e PE-së, Ulrike Lunacek dhe ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku.

Për Marrëveshjen Stabilizim-Asociim dhe përfshirja e Kosovës në Programet e BE-së, do të mbajë një fjalë kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Për liberalizimin e vizave, ndërkaq, do të flasin eurodeputetët Tanja Fajon dhe Jozo Rados, nënkryetari i Kuvendit, Sabri Hamiti dhe kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Teuta Sahatqija, ndërsa për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nënkryetari Xhavit Haliti dhe deputeti Pal Lekaj.

Nënkryetarja tjetër e Kuvendit, Aida Dërguti, kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Haxhi Shala dhe anëtarja e Komisionit për Punë të Brendshme, Ganimete Musliu, do të flasin për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)