11 Janar 2025

Vazhdojnë protestat në Spanjë

Madrid, 21 dhjetor - Në Spanjë dje mijëra vetë kishin dalë në demonstratë në rrugët e Madridit, për të protestuar kundër masave të ashpra ekonomike dhe krizë financiare që po përjeton vendi.

Rrugët kryesore të kryeqytetit spanjoll ishin bllokuar. Organizatore e grevës kanë bërë thirrje për protesta për të kundërshtuar vendimin e qeverisë së Madridit për të privatizuar spitalet.

Protestuesit spanjollë që mendohet të kenë qenë me mijëra në këto demonstrata ku është dënuar ulja e buxhetit me 5 miliard e 330 milion euro.

sipas demonstruesve ku vendim i qeverisë spanjollë do të ushtrojë presione dhe vështirësi për sektorin e shërbimit shëndetësor dhe higjienës.

Protestat janë zhvilluar në kohën kur ditën e enjte deputetët e parlamentit spanjoll kanë miratuar buxhetin për vitin 2013, thuhet në një njoftim të agjencisë franceze të lajmeve.

Që nga koha e nisjes së krizës në Spanjë në vitin 2008 e deri tani më shumë se 5.7 milion persona kanë humbur vendet e tyre të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)