Vazhdojnë protestat në Egjipt
Kajro, 10 nëntor - Forcat e policisë egjiptiane sulmuan sot universitetin Al Az\'har, me qëllim që të shtypin protestat e studentëve të cilët shprehën përkrahjen për lëvizjen Vëllazëria Myslimane dhe kërkuan lirimin e të gjitha studenteve të burgosur.
Në sulmin e policisë janë plagosur disa studentë. Nga ana tjetër mësohet se forcat e policisë egjiptiane kanë hapur zjarr kundër protestuesve në një fshat në jug të Egjiptit dhe si rrjedhim një protestues është vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur.