12 Janar 2025

UNHCR kritikon Maqedoninë për mbyllje të kufirit

Shkup, 21 gusht - Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka kritikuar Maqedoninë për mbylljen e kufirit me Greqinë, me qëllim ndalimin e fluksit të migrantëve.

“Këta janë refugjatë në kërkim të mbrojtjes dhe nuk duhet të ndalohen”, ka thënë zëdhënësja e UNHCR-së, Melissa Fleming.
Mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika kanë mbetur të bllokuar qysh të enjten në zonën kufitare midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Policia e Maqedonisë ka përdorur sot gaz lotsjellës kundër turmës që ka bërë përpjekje të hyjë në territorin e saj.
Organizata Ndërkombëtare e Migrimit ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” me fatin e atyre që janë të bllokuar në “tokën e askujt” dhe ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe ndihmë urgjente humanitare.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)