15 Janar 2025

UNDP, lidere globale për transparencë

Prishtinë, 9 tetor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) është organizata më transparente nga radhët e organizatave të ndihmës, sipas Indeksit të Transparencës së Ndihmës 2014.

Indeksi i Transparencës së Ndihmës 2014 ka vlerësuar UNDP-në për “performancë të lavdërueshme” në publikimin e informatave përtej standardeve ndërkombëtare gjatë këtij viti, duke e radhitur të parën nga gjithsej 68 agjenci të mëdha të vlerësuara nga e gjithë bota. “UNDP duhet të përgëzohet për përmirësim të konsiderueshëm të cilësisë së publikimeve të saj,” thekson Publish What You Fund, organizatë jofitimprurëse që promovon dhe matë transparencën.

Indeksi bazohet në standardin e Nismës Ndërkombëtarë për Transparencë të Ndihmës, e cila ka caktuar një pikë të përbashkët dhe globale të referimit për informata të ndihmës në kohë të duhur, të sakta dhe gjithëpërfshirëse.

Rrjedhat financiare, buxhetet, rezultatet, si dhe  vendndodhja, afatet kohore dhe dokumentet e projektit publikohen në një bazë të të dhënave në internet, për ta përcjellë mënyrën se si shpenzohen resurset e ndihmës. Kështu, jo vetëm që do të rritet llogaridhënia e shteteve donatore, por edhe shteteve në zhvillim do t’u mundësohet që ta harmonizojnë asistencën e donatorëve me prioritetet dhe buxhetet e tyre kombëtare, dhe me këtë përfundimisht ta maksimizojnë efektivitetin e ndihmës.

Më shumë se 280 shtete, agjenci të OKB-së, banka multilaterale dhe OJQ e shfrytëzojnë standardin IATI dhe më shumë se 20 shtete pranuese e kanë përkrahur nismën.
UNDP, si palë nënshkruese e IATI që nga themelimi, filloi me publikim sipas standardeve globale më 2011.

Që atëherë, ajo vazhdimisht i ka përmbushur, madje dhe tejkaluar, standardet ndërkombëtare të transparencës, përmes përdorimit të një portali inovativ (open.undp.org) që jep hollësi të mbi 10,000 projekteve të saj për zhvillim në 177 shtete dhe territore, si dhe publikon informata të më shumë 5.8 miliardë dollarëve të lidhura me projekte.

“Transparenca është në thelb të misionit tonë,” theksoi Helen Clark, Administratore e UNDP-së. “Jemi të kënaqur që vlerësohemi për përpjekjet tona për të vepruar në mënyrë të hapur dhe transparente. UNDP është e zotuar që të punojë e hapur për ta nxitur inovacionin, për të siguruar shfrytëzim sa më të mirë të fondeve që u janë besuar dhe për ta përshpejtuar zhvillimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për të gjithë.”

UNDP është duke përdorur praninë e saj të konsiderueshme për ta vazhduar përmirësimin e transparencës së bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim.

“Ky rol e vë UNDP-në ballë të përpjekjeve globale për rritje të transparencës në bashkëpunimin për zhvillim, duke përfshirë përmes përpjekjeve për zhvillimin e mëtejmë të standardit të përbashkët të IATI për publikimin e informatave lidhur me shpenzimet për ndihma,” shtoi Helen Clark. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)