Ulrike Lunaqek e Shqertësuar me situeten në RTK
Bruksel, 26 shtator - Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaqek ka reaguar pas shqetësimeve të ngritura nga Sindikata e Pavarur për gjendjen, me të cilën po përballet RTK.
Përmes një letre dërguar kryetarit të Sindikatës, Fadil Hoxha dhe Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), Lunaqek ka shprehur shqetësimin e saj për situatën përderisa ka premtuar se do t`i marr në konsideratë çështjet e ngritura nga sindikata.
Në vijim është versioni i përkthyer në shqip, i letrës së znj. Lunaqek drejtuar SPRTK-së dhe EBU-së, ndërsa më poshtë, letërkëmbimi origjinal në gjuhën angleze.
I nderuar z. Hoxha,
Ju faleminderit shumë për mesazhin dhe informimin mbi situatën tuaj. Ne jemi thellësisht të shqetësuar për situatën tuaj.
Parlamenti Evropian po e ndjek nga afër situatën dhe Ulrike Lunaqek do të përpiqet për ta marrë atë në konsideratë, derisa është duke punuar në rezolutën e ardhshme për Kosovën, që duhet të përfundojë nga fundi i vitit.
Gjithashtu, ne e kemi kuptuar se delegacioni i BE-së në terren, tashmë është i vetëdijshëm për situatën dhe i përkrahim plotësisht veprimet e tyre.
Ju lutemi të na mbani të informuar për situatën tuaj, pasi që Znj. Lunaqek së shpejti do të vijë për ta vizituar Kosovën.
Gjithë të mirat,
Victoria Pirker