Ulqin, digjet autobusi me turistë shqiptarë
Ulqin, 25 dhjetor - Një autobus me 52 turistë shqiptarë, që udhëtonin nga Shqipëria në drejtim të Budvas, është shkrumbuar nga flakët, megjithatë fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin dytësor Ulqin-Tivar, teksa sipas policisë dyshohet për shkak të një defekti elektrik të automjetit.
Flakët shkrumbuan tërësisht autobusin, ndërkohë që të gjithë përsonat e ndodhur brenda tij arritën të zbrisnin pa pësuar asnjë dëmtim.
Policia malazeze ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje./