09 Janar 2025

Ulët numri i refugjatët që hyjnë në Evropë

Bruksel, 8 janar - Zyra e Mbrojtjes së Kufirit Bregdetar e Bashkimit Evropian njofton se vitin e kaluar 364 mijë refugjatë hynë në Evropë nëpërmjet Mesdheut, duke shënuar një ulje prej 2/3 të tyre në krahasim me vitin 2015.

Në vitin 2016, numri i refugjatëve që mbërritën në Greqi nëpërmjet Mesdheut u pakësua 79%, thuhet në njoftim ku theksohet se ata vijnë kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Iraku.

Zyra e Mbrojtjes së Kufirit Bregdetar e BE-së vë në dukje se kjo tregon se marrëveshja për zgjidhjen e krizës së refugjatëve mes BE-së e Turqisë, ka pasur rezultat.

Sipas marrëveshjes së arritur në mars të vitit 2016, të gjithë refugjatët që hynin në Greqi nga Turqia do të riktheheshin në Turqi, ku do të merreshin masa për parandalimin e hyrjes së tyre në vendet e BE-së, në shkëmbim të fondeve që BE-ja do t\'i akordonte Turqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)