Ukraina sanksionon Rusinë
Kiev, 5 shtator - Arseni Jaceniuk, kryeministër i Ukrainës ka theksuar në domosdoshmërinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë në sektorë të ndryshëm.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA, Jaceniuk në një postim të tij në Faceebook deklaroi: Qeveria e Ukrainës i ka dorëzuar këshilli të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes një plan për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Ndalimi i shitjes së produkteve ushtarake dhe mjeteve me përdorim të dyfishtë, janë pjesë e planit të Kievit për të sanksionuar Moskën.
Kryeministri i Ukrainës ndër të tjera shtoi se në këtë plan është parashikuar që kompanitë ruse të ndalohen të marrin pjesë në procesin e privatizimit të qendrave ekonomike dhe industriale të Ukrainës, si dhe do të ndalohet eksportimi i teknologjisë së lartë në Rusi.