Ukraina në alarm, dhjetëra tanke ruse kalojnë kufirin
Lajmin e njoftoi një zëdhënës i ushtrisë ukrainase për BBC-në, sipas së cilës 32 tanke dhe 30 kaminë me municione luftarake hyn sot ilegalisht në kufirin ukrainas.
Frika për rindezën e konfliktit u rrit të dielën, pasi rebelët pro-rusë organizuan zgjedhje të pavarura në Donjetsk dhe Luhansk, dy republikat e vetëshpallura në lindje të vendit.
Më 5 shtator u vendos një armëpushim i brishtë mes qeverisë së Kievit dhe rebelëve, por ai nuk pati efektin e duhur dhe luftimet vazhduan duke i marrë jetën mijëra personave.
Më shumë se 4 mijë vetë kanë vdekur në Ukrainë që prej nisjes së konfliktit në prill pasi separatistët morën kontrollin e rajoneve Donejtsk dhe Luhansk.
Misioni monitorues i OSBE paralajmëroi se gjakderdhja po vijon ende dhe se situata është tejet e tensionuar.
Një ditë më parë një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës tha se mercenarë rus dhe armatime të rënda po hyjnë çdo ditë nga Rusia në Ukrainë.
Rusia vazhdon të pajisë me mjete ushtarake dhe municione mercenarët rusë në vijën e frontit, tha zëdhënësi ushtarak i qeverisë ukrainase, Andri Lyshenko.
Kjo ka ngritur shqetësimin se mos Rusia është duke përgatitur një zgjerim të hartës së vendeve që synon të aneksojë me luftë.