Turqia vendosi viza për sirianët
Ankara, 9 janar - Nga data 8 janar shtetasit sirianë, që vijnë në Turqi nga deti ose nga ajri, duhet të disponojnë viza, që të hyjnë në vend.
Në kufijtë tokësorë do të vazhdojë politika e dyerve të hapura. Këtë e tha një zëdhënës i Ministrisë Turke të Punëve të Jashtme.
Ai e arsyetoi këtë vendim me domosdoshmërinë e masave kundër migracionit ilegal. Turqia dhe Siria hoqën regjimin e vizave në vitin 2009.
Nga fillimi i krizës dhe luftës në Siri, në Turqi erdhën më se 2 milionë sirianë. Sipas disa të dhënave Ankaraja e harxhoi deri tashti për sigurimin dhe mirëmbajtjen e tyre përafërsisht 8 miliardë dollarë.