Turqia shkarkon edhe 15 mijë arsimtarë
Ankara, 20 korrik - Turqia nisi hetimet për rreth 15 mijë arsimtarë të dyshuar si të lidhur me klerikun Fethullah Gulen, ndjekësit e të cilit janë fajësuar për përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit.
Ministria turke e Arsimit lëshoi një deklaratë me shkrim për të konfirmuar informacionin.
Deklarata thotë se ministria \"është duke vazhduar punën në këtë drejtim,\" dhe \"publiku do të informohet më tej për zhvillimet.\"
Këshilli i Arsimit të Lartë i Turqisë ka kërkuar edhe dorëheqjen e rreth 1600 dekanëve në të gjitha universitetet private dhe shtetërore në të gjithë vendin.
Të martën, zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut e dënoi grushtin e shtetit në tentativë në Turqi, por i kërkoi qeverisë të tregohet e përmbajtur dhe të garantojë sundimin e ligjit gjatë vënies së përgjegjësve para drejtësisë.
Zëdhënësja Ravina Sham-Dasani gjithashtu shprehu keqardhje të thellë në emër të zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, për thirrjet e zyrtarëve turq për të rivendosur dënimin me vdekje.