Turqia pezullon konventën e të drejtave të njeriut
Pezullimi i konventës parashikohet në nenin 15 të saj në raste emergjente publike që \"kërcënojnë jetën e një vendi\".
Ky nen është përdorur në të kaluarën nga shtete të tjera anëtare, më të fundit nga të cilat Franca dhe Ukraina.
Gjithashtu të enjten, parlamenti i Turqisë miratoi një projektligj për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për një periudhë tremujore.
Projektligji u mbështet kryesisht nga Partia për Drejtësi e Zhvillim e presidentit Erdogan dhe Partia e Lëvizjes Kombëtare, ndërkohë që deputetët e Partisë Popullore Republikane dhe Partisë Popullore Demokratike votuan kundër tij.