Turqia paralajmëron Rusinë
Qeveria turke thirri zyrtarisht ambasadorin rus mes akuzave se një avion luftarak rus shkeli ditët e fundit hapësirën ajrore turke, pavarësisht paralajmërimeve të njëpasnjëshme.
Pala ruse mohoi pretendimet, duke i quajtur si "propagandë të pabazë."
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se pala turke nuk do të rrijë duarkryq për asnjë shkelje të territorit të saj.
"Nëse Rusia vazhdon të shkelë sovranitetin e Turqisë, do të përballet me pasojat. Një sjellje e tillë e papërgjegjshme nuk kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve mes NATO-s dhe Rusisë si dhe nuk është në të mirë të paqes rajonale. Në të kundërt, do ta dëmtojë atë.
Nderkaq Komanda e forcave ajrore të Turqisë ka shpallur gjendjen alarmante portokalltë në bazat e forcave ajrore të këtij vendi.
Komanda e forcave ajrore të ushtrisë së Turqisë u ka dhënë urdhër gjithashtu pilotëve të avionëve luftarakë të këtij vendi që pa pritur ndonjë urdhër tjetër të godasin avionët dhe helikopterët luftarakë të huaj që shkelin hapësirën ajrore të Turqisë.
Gjendja alarmante e portokalltë në forcat ajrore të Turqisë është një shkallë më e ulët se sa gjendja alarmante e kuqe.