Turqia mbyll bazën ajrore ku kryheshin sulmet kundër IS-it
Washington, 17 korrik - Pentagoni deklaroi të shtunën se zyrtarët turq kanë mbyllur hapësirën ajrore përreth bazës ushtarake ajrore turke, nga ku koalicioni i drejtuar nga SHBA-ja kryente sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik.
\"Zyrtarët turq kanë ndaluar të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë Bazës Ajrore në Incirlik në jugperëndim të vendit.\"
\"Avionë luftarakë amerikanë dhe të aleatëve të koalicionit fluturojnë në misionet kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, pikërisht nga kjo bazë\" thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Pentagonit, Peter Cook.
Ai shton se zyrtarët amerikanë po punojnë me palën turke për të rifilluar operacionet ajrore sa më parë.
Turqia është aleate e NATO-s dhe pjesë e koalicionit të drejtuar nga SHBA-ja për të luftuar Shtetin Islamik.
Ndërkohë të shtunën, presidenti Obama ritheksoi se SHBA-ja edhe pas përpjekjes për grusht shteti \"do të mbështesë palëkundur\" qeverinë turke, të zgjedhur në mënyrë demokratike.