13 Janar 2025

Turqia mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe KE

Ankara, 19 shkurt -  Pas hapjes së Qendrës Kulturore Shqiptare “Sami Frashëri” në Ankara, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar edhe kryeparlamentarin e Turqisë, Cemil Çiçekun.

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, e ka përgëzuar ministrin Thaçi për arritjet e deritashme të Kosovës dhe ka theksuar se prania e komunitetit të madh të shqiptarëve në Turqi dhe e pakicës turke në Kosovë janë një urë e fuqishme lidhëse mes dy shteteve.

Ministri Thaçi dhe kryeparlamentari Çiçek, në këtë takim kanë biseduar edhe për rëndësinë që ka bashkëpunimi parlamentar në diplomacinë e shteteve dhe kanë shprehur gatishmërinë, që parlamentet në mënyrë reciproke nuk do të humbin kohë për ratifikimin e marrëveshjeve apo nismave të ngjashme, kur bëhet fjalë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Gjithashtu, kryeparlamentari Çiçek i ka premtuar ministrit Thaçi, se parlamentarët turq në asamblenë e Këshillit të Evropës dhe NATO’s do t’i japin mbështetje maksimale anëtarësimit të Kosovës në këto organizata.

Ai është zotuar se do të angazhohet, që në kuadër të parlamentit turk të mbështes Kosovën në rrugën e saj të forcimit të shtetësisë dhe njohjes nga shtetet që nuk e kanë njohur, si dhe të anëtarësimit të saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Në fund, kryeparlamentari i Turqisë përmes ministrit Thaçi ka ftuar për vizitë zyrtare në Ankara edhe kryeparlamentarin e ri të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)