Turqia e vendosur në luftën antiterror, vriten 1.116 terroristë
Ankara, 11 shtator - Forcat e Armatosura të Turqisë vazhdojnë pa ndërprerjeje operacionet fatale kundër organizatës terroriste PKK.
Vendstrehimet e terroristëve po përcaktohen një nga një nëpërmjet dronëve prodhim kombëtar turk.
Koordinatat e objektivave u shënuan nga toka dhe iu njoftuan qendrës.
Menjëherë në vijim u ngritën në fluturim avionët luftarakë turq F-16 dhe F-4, të cilët rrafshuan 7 kampe terroriste.
Bilanci i operacioneve, që ushtria turke ka realizuar kundër organizatës terroriste brenda dhe jashtë vendit që prej datë 22 korrik, flet për 1.116 terroristë të vrarë.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në Ankara konfirmon se të paktën 620 terroristë jashtë vendit dhe 300 të tjerë brenda kufijve të Turqisë janë plagosur si pasojë e operacioneve ajrore.
Nga ana tjetër, më shumë se 1.300 terroristë janë larguar nga radhët e PKK-së dhe u janë vetëdorëzuar forcave turke të sigurisë.