Turqia do t'i shpallë luftë të gjithanshme terrorizmit
Prishtinë, 27 gusht - Kryeministri turk Binali Yildirim deklaroi më 26 gusht në Istambull se shpërthimi i ndodhur po atë ditë në pjesën jug-lindore të Sirnakut është shkatuar nga Partia Kurde (PKK) dhe Turqia do t\'i shpallë luftë të gjithanshme terrorizmit.
Gjatë konferencës për shtyp, të zhvilluar pas takimit me homologun e tij bullgar, Yldirim tha se Turqia do të përballojë dhe do të kapërcejë dhimbjen e sulmeve të ndodhura.
Ai theksoi se asnjë forcë terroriste nuk mund të kërcënojë Turqinë dhe se ajo do të godasë terrorizmin në të gjitha anët.