Turqia do të mbështes procesin e njohjeve për Kosovën
Ankara, 20 shkurt Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vazhduar vizitën e tij zyrtare në Turqi.
Pas takimit të djeshëm me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, zëvendëskryeministri Thaçi sot është takuar edhe me kryeministrin e këtij vendi, Ahmet Davutoğlu, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes dy shteteve.
Zëvendëskryeministri Thaçi ka falënderuar kryeministrin Davutoğlu për angazhimin e tij personal në procesin e njohjeve për Republikën e Kosovës.
Në këtë takim është biseduar edhe për zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin ekonomik, ku janë pajtuar që të merren masa konkrete për të shtuar volumin e investimeve në Kosovë.
Në ditën e dytë të vizitës sime në Turqi, pata një takim shumë miqësor me kryeministrin Ahmet Davutoğlu, i cili më përgëzoi për qeverinë e re dhe shprehu dashamirësinë e tij të madhe për Kosovën, duke më kërkuar që tia përcjelli në Prishtinë urimet e tij më të mira për festën e pavarësisë, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.
Nga ana tjetër, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, ka premtuar se diplomacia turke dhe ai personalisht do të vazhdojnë ti mbrojnë interesat e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ai ka premtuar që së shpejti do të vjen përsëri për vizitë zyrtare në Kosovë, por kësaj radhe si kryeministër.
Edhe në këtë takim, zëvendëskryeministri Thaçi është siguruar se Turqia do të mbështes anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në NATO.