Turqia bisedon me BE-në në javën e ardhshme
Ankara, 25 qershor - Ministri i jashtëm turk Mevljut Çavushogllu shpalli, se më 30 qershor do të bisedojë me Komisionarin evropian dhe Zëvendëspresident të Komisionit Evropian Frans Timermans për vonimin mbi çështjen për heqjen e vizave për qytetarët turk.
Bashkimi Evropian refuzon ti ofrojë Ankarasë një regjim pa viza për Shengenin në qoftë se ajo e ngushton përfshirjen e legjislacionit antiterrorist, kurse Ankaraja refuzon ta bëjë këtë, me qenë se lufta e saj me luftëtarët kurd nga PKK po vazhdon. Ndërkohë presidenti Rexhep Erdogan deklaroi se, Turqia mund të zhvillojë një referendum, që të bëhet e qartë duhet vendi të zhvillojë procesin e bisedimeve për anëtarësi në Bashkimin Evropian.