Trump zotohet se do ta tërheqë SHBA-në nga Partneriteti Trans-Paqësor
Washington, 22 nëntor - Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Donald Trump njoftoi se do ta tërheqë vendin nga Partneriteti Trans-Paqësor (TPP) sapo të marrë detyrën.
Trump i tha këto gjatë një video-je të shkurtër, në të cilën thekson planet e tij politike gjatë 100 ditëve të para në pushtet.
Trump tha se do të lëshojë një njoftim që synon tërheqjen nga TPP-ja, partneritet të cilin ai e quan katastrofë për SHBA-në.
Marrëveshja e tregtisë TPP u nënshkrua nga 12 vende, të cilat të gjitha të marra së bashku mbulojnë 40% të ekonomisë botërore.
Republikanët u zotuan gjithashtu se do të heqin disa kufuzime mbi prodhimin e energjisë, përfshi gazin dhe qymyrgurin.