Trump të premten do të filloj me detyrën e Presidentit të ShBA-së
Washington, 18 janar - Donald Trump fitues në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mbajtura më 8 nëntor vitin e kaluar, pas betimit që do të japë ditën e premte do të filloj me detyrën e presidentit.
Në ceremoninë që do të organizohet në kryeqytetin Washington Tramp do të marr në dorëzim detyrën nga Presidenti i 44-të i ShBA-së, Barack Obama.
Ceremonia që do të filloj me betimin para godinës së Kongresit do të marr fund me arritjen e protokollit në Shtëpinë e Bardhë pas parakalimit nëpër rrugën e Pensilvanisë.
Ceremonia e pranim-dorëzimit, kostoja e së cilës pritet të jetë 200 milionë dollarë, ditën e premte pothuajse do të ndaloj jetën në kryeqytetin Washington.
Atë ditë nuk do të lejohet hyrja e makinave civile në një zonë të gjerë, ndërsa edhe metroja dhe mjetet tjera të transportit publik nuk do të jenë në shërbim mes Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë.
Opinioni publik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pret me padurim për të parë se çfarë do të bëjë Tramp në ditën e parë të marrjes së detyrës së presidentit.