09 Janar 2025

Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme

Washington, 31 janar - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shkarkoi Prokuroren e Përgjithshme Sally Yates sepse refuzoi të zbatonte urdhrin e tij ekzekutiv mbi emigracionin dhe refugjatët.

Yates, e caktuar gjatë kohës kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte ende Barack Obama, i urdhëroi juristët e Departamentit të Drejtësisë të mos e vinin në jetë urdhrin që ka shkaktuar kaos e pështjellim.

Ajo ka thënë se “nuk është e bindur se urdhri i presidentit Trump është i ligjshëm”.

“Përderisa unë jam ushtruese e detyrës së prokurores së përgjithshme, Departamenti i Drejtësisë nuk do të paraqesë argumente në mbrojtje të urdhrit ekzekutiv”, ka thënë ajo.

Trump akuzoi ushtruesen e detyrës së prokurores së përgjithshme, Sally Yates, për “tradhti” dhe “të qenët e dobët ndaj migracionit të paligjshëm”.

Ai tha se e zëvendëson atë me Dana Boente, prokuror i Qarkut Lindor të Virxhinias.

Yates duhet të shërbente si Prokurore e Përgjithshme deri në konfirmimin e Jeff Sessions, të emëruar në këtë post nga Donald Trump.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)