09 Janar 2025

Trump serish sulmon gjykatat federale

Washington, 6 shkurt - Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka sulmuar gjykatat federale për të dytën ditë me radhë, pasi gjyqtarët e bllokuan përpjekjen e tij për implementimin e ndalesës kundër hyrjes në Shtetet e Bashkuara për shtetasit e 7 vendeve me popullatë shumicë myslimane dhe për refugjatët.

Mbrëmë vonë, zoti Trump ka tërhequr vërejtjen se gjykatat mund t’i vendosin amerikanët në “rrezik”.

“I kam dhënë udhëzime sigurisë së brendshme për t’i kontrolluar njerëzit që hyjnë në vendin tonë me shumë kujdes”, ka shkruar Donald Trump në rrjetin Twitter dhe ka shtuar se “gjykatat po e vëshirësojnë shumë punën tonë”.

Më 27 janar, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv me të cilin përkohësisht u ndalohet hyrja të gjithë refugjatëve dhe udhëtarëve nga 7 vende, me popullatë shumicë myslimane: Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.

Ky udhëzim ka shkaktuar protesta në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë saj.

Më 3 shkurt, gjyqtari federal në Sietël, James Robart, e ka bllokuar këtë urdhër në gjithë vendin, në pritje të shqyrtimit më të gjërë juridik.

Departamenti i drejtësisë i Shteteve të Bashkuara është ankuar kundër këtij vendimi.

Por, vonë më 4 shkurt, një gjykatë e apelit në San Francisko e ka refuzuar ankesën dhe e ka rivendosur ndalesën e zbatimit të urdhërit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)