09 Janar 2025

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë do të vazhdojnë

Washington, 15 janar - Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se do t’i vazhdojë sanksionet kundër Rusisë të vendosura nga administrata Obama, por kjo mund të mos zgjasë shumë.

Në një intervistë për gazetën Wall Street Journal, Donald Trump tha se do t’i mbajë sanksionet “të paktën për një periudhë”, por mund t’i heqë nëse Rusia ndihmon në luftën kundër terroristëve dhe bëhet e dobishme për arritjen e qëllimeve të tjera të rëndësishme të SHBA.

\"Nëse marrëdhëniet janë të mira dhe nëse Rusia me të vërtetë na ndihmon, pse duhet t’i mbajmë sanksionet?\" tha ai.

Zoti Trump tha se, pasi të bëjë betimin si president, do të jetë i gatshëm të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. \"Unë e kuptoj se ata do të donin të takoheshim, dhe për mua s’është problem\" i tha ai gazetës.

Presidenti i zgjedhur tha gjithashtu se politika amerikane e një Kine të vetme, e cila e shikon Tajvani si pjesë të Kinës, do të jetë objekt negociatash. \"Çdo gjë po negociohet, duke përfshirë politikën e një Kine të vetme,” tha zoti Trump.

Komentet e fundit të zotit Trump duket se largohen nga ato të këshilltarëve të tij të bëra në dhjetor se telefonata e tij me presidenten e Tajvanit nuk përfaqësonte ndonjë ndryshim në marrëdhëniet e SHBA me Kinën apo Tajvanin.

Telefonata, e bërë menjëherë pas fitores së zotit Trump në zgjedhje, ishte komunikimi i parë mes SHBA dhe udhëheqësve tajvanezë që nga viti 1979, dhe kjo u kritikua ashpër nga Kina.

Një ide për rrugën që do të marrin marrëdhëniet e ardhshme SHBA-Rusi mund të krijohet nëse administrata Trump pranon ftesën e Rusisë për të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Sirinë që fillojnë më 23 janar në Astana të Kazakistanit.

Sipas gazetës Washington Post, Rusia ka ftuar administratën Trump të marrë pjesë në bisedime.

Gazeta thotë se ambasadori i Rusisë në Uashington, Sergej Kislyak e bëri ftesën muajin e kaluar në një bisedë telefonike me këshilltarin e zotit Trump për sigurinë kombëtare, Michael Flynn. Administrata Obama nuk është ftuar në bisedimet për Sirinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)