02 Janar 2025

Trump kërcënon Korenë e Veriut me shkatërrim të plotë

New York, 20 shtator - Presidenti amerikan Donald Trump përdori fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën për t'i bërë thirrje të fortë Koresë së Veriut të braktisë armët bërthamore, ndërkohë që kritikoi edhe marrëveshjen me Iranin.

Në fjalimin e tij prej mbi 40 minuta, Trump kritikoi ashpër Korenë e Veriut duke e cilësuar si një regjim vicioz dhe duke e kërcënuar se do ta shkatërronte plotësisht këtë vend në rast sulmi nga Peniani.

"ShBA-ja është shumë e fortë dhe e durueshme, por ajo është e detyruar të vetëmbrohet dhe të mbrojë aleatët e saj, ne nuk do të kemi zgjidhje të tjera përveç shkatërrimit të plotë të Koresë së Veriut. 'Njeriu i raketës' ka nisur një mision vetëvrasës për regjimin e tij."

Kërcënimet e Trump erdhën pas fjalimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, i cili tha se kriza e Gadishullit Korean duhet të zgjidhet përmes procesit politik.

Trump foli gjithashtu edhe për marrëveshjen bërthamore nënshkruar mes Iranit dhe fuqive botërore (Britania, Kina, Franca, Rusia dhe ShBA-ja plus Gjermania) në korrik e 2015-s, përmes së cilës Irani ra dakord të kufizojë pasurimin e uraniumit në këmbim të heqjes së sanksioneve nga Perëndimi.

Marrëveshjen bërthamore me Iranin, që u nënshkrua gjatë administratës Obama, Trump e cilësoi "një turp" për ShBA-në, duke lënë të kuptojë se ShBA-ja ndoshta do të tërhiqet nga kjo marrëveshje kur të përfundojë në mes të tetorit.

"Marrëveshja e Iranit ishte ndër më të këqijat që ShBA-ja ka bërë ndonjëherë dhe një turp për vendin."

Trump foli edhe për krizën e papranueshme në Venezuelë dhe tha se ShBA-ja s'mund të qëndrojë spektatore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)