09 Janar 2025

Trump humb betejën me Gjykatën e Apelit

Washington, 10 shkurt - Donald Trump e humbi betejën me Gjykatën e Apelit në San Fransisko për rivendosjen e kufizimit të udhëtimeve.

Ajo vendosi të mos e bllokojë vendimin e gjykatës së një shkalle më të ulët që rrëzonte dekretin polemizues të presidentit të ri për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara qytetarëve nga 7 vende të konsideruara si potencial terrorizmi.

Republikani u përgjigj i zemëruar me një mesazh në Tëitter ku deklaronte se siguria kombëtare është në rrezik dhe se do të ketë një sfidë të mëtejshme ligjore.

Por, tre gjykatësit që shqyrtuan çështjen e mbrojtën vendimin e tyre unanim me argumentin se qeveria nuk e kishte provuar dot në sallën e gjyqit që kërcënimi terrorist e justifikon ripërtëritjen e dekretit.

Kjo do të thotë se shtetasit nga Iraku, Irani, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, të cilët janë të pajisur me vizë amerikane, do të mund të hyjnë lirisht në SHBA.

E njëjta gjë vlen edhe për refugjatët nga e gjithë bota, të cilët urdhri ekzekutiv i Trumpit i bllokonte po ashtu. Çështja me shumë gjasë do të përfundojë tani në Gjykatën Supreme, organizimi më i lartë i këtij lloji në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)