Trump e nominon Tillerson për Sekretar të Shtetit
Para se të njoftonte për këtë, këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, u ka thënë gazetarëve se përvoja e gjatë biznesore e Tillersonit, me projekte të shpimit në Rusi, e ka bërë atë kandidat kryesor për këtë post.
Ky nominim konfirmon njoftimet e mediave amerikane se Tillerson do të nominohet nga Trump për Sekretar të ri të Shtetit.
Jam i shqetësuar, ka thënë republikani John McCain, kryetar i Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit të SHBA-së dhe ka shtuar: Është shumë mirë e ditur se ai ka marrëdhënie shumë të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.