08 Janar 2025

Topalli në Liban, kërkon njohjen e Kosovës

Bejrut, 13 shkurt - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli po zhvillon një vizitë zyrtare në Liban me ftesë të Kryetarit të Parlamentit, Nabih Berri. Kjo vizitë shënon vizitën e parë të këtij niveli të lartë politik nga Shqipëria në Liban në këto 20 vite.

Qëllim i vizitës së Kryetares së Kuvendit Shqiptar në Liban është edhe kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Rajoni ballkanik ka vuajtur shumë nga luftërat, por, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ky rajon reflekton paqe e stabilitet. Deri tani e kanë njohur Kosovën, 87 vende nga Evropa, SHBA, vende të Azisë, etj”, theksoi Topalli gjatë takimit me Presidentin e Libanit, Michel Sleiman.

Topalli i kërkoi presidentit libanez që Libani të shohë mundësinë e njohjes së Kosovës pasi sipas saj, ky do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm për stabilitetin rajonal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)