10 Janar 2025

Tomisllav Nikoliq merr më së shumti vota në zgjedhjet në Serbi

Beograd, 7 maj - Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbisë njoftoi se në bazë të votave të numëruara Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikoliqit ka marrë më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare, 25.53 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Boris Tadiqit fitoi 22.09 për qind të votave.

Në zgjedhjet parlamentare, sipas Komisionit zgjedhor votuan 59.98 të qytetraëve me të drejtë vote, ndëra fletëvotime të pavlefshme (listat e bardha) u shpallën  4.19 për qind.

Partia Socialiste e Ivica Daçiqit, fitoi 16.02 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Serbisë e Vojisllav Koshtunicës 7.07.

Në zgjedhjet presidenciale, që po ashtu u mbajëtn në të njëjtën ditë, dy kandidatët më të votuar janë shpallur Boris Tadiq dhe Tomisllav Nikoliq, të cilët duhet të shkojnë në balotazh, meqë ansjëti nga ta nuk ka marrë mbi 50 për qind të votave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)