Time: Obama, njeriu i vitit
New York, 20 dhjetor - Revista Time e ka cilësuar presidentin amerikan Barack Obama si Njeriun e Vitit.
Revista thotë se rizgjedhja historike e presidentit ishte një simbol i ndryshimeve demografike të vendit. Revista e quan Presidentin Obama simbol dhe në një farë mënyre arkitekt të Amerikës së re.
Është hera e dytë që zoti Obama merr këtë vlerësim. Barack Obama, demokrat dhe presidenti i parë afrikano amerikan, u bë njeriu i vitit pas zgjedhjes së tij të parë si president, në vitin 2008.
Revista Time vlerësoi në vend të dytë aktivisten nga Pakistani Malala Yousafzai, adoleshentja e cila u qëllua nga militantët talebanë në fillim të vitit pasi u ngrit për të drejtën e arsimimit të vajzave në Pakistan.
Mes finalistëve të tjerë përfshiheshin edhe drejtuesi i kompanisë APPLE Tim Cook, presidenti egjiptian Mohamed Morsi dhe shkencëtarja italiane Fabiola Xhanati.