Thaçi udhëtoi për në New York, në mbledhejn e KS të OKB-së
New York, 25 maj - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në New York, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në këtë seancë do të prezantohet dhe diskutohet raporti i rregullt tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
Zëvendëskryeministri Thaçi para përfaqësuesve të vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit do të prezantojë të arriturat në konsolidimin e shtetësisë së Kosovës si dhe do të shpalosë reformat e ndërmarra nga Kosova në tremujorin e fundit.
Thaçi do të flasë edhe për rolin e Republikës së Kosovës për stabilitetin e rajonit.