Thaçi takoi Vuçiqin, folën për dialogun
Nju Jork, 4 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në selinë e OKB-së, kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, me të cilin ka diskutuar për vazhdimin e dialogut ndërmjet dy shteteve.
Sapo përfundova në selinë e OKB një takim me kryeministrin e Serbisë, z. Vuçiq me të cilin diskutuam për vazhdimin e dialogut, implementimin e marrëveshjeve të arritura për paqe dhe stabilitet në rajon. Kosova mbetet fuqimisht e dedikuar projektit të integrimit në BE dhe dialogut me fqinjë, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook